Xhemajli: Në vitin 1991 e themeluam Nënkëshillin e KMDLNJ-së në Ferizaj, më pas një pjesë u burgosëm, të tjerët iu bashkuan UÇK-së

16 qershor 2023 | 22:23

Sot në Bibliotekën e qytetit, “Sadik Tafarshiku”, në Ferizaj, u hap një ekspozitë e veprimtarisë së Nënkëshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut për Ferizaj, me temën “Dhuna dhe terrori serb në komunën e Ferizajt me dokumente origjinale”. Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe ish-kryetari saj, Bajrush Xhemajli.

Xhemajli në fjalimin e tij para të pranishmëve ka kujtuar si si kishin rrjedhur ngjarjet në KMDLNj-së pas lirimit nga burgu të simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit.

Më poshtë keni fjalën e mbajtur të Bajrush Xhemajlit në hapje të Ekspozitës:

Të nderuar pjesëmarrës,

Në prill të vitit 1990, me daljen nga burgu, të njeriut më qëndrestar në rezistencën tonë kombëtare për liri, Nderit të Kombit Adem Demaçi dhe me angazhimin e tij në jetën politike legale, ndër të tjera, iu besua edhe udhëheqja e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, në një kohë kur dhuna dhe represioni në popull po shtohej vazhdimisht, nga okupatori serb.

Me ardhjen e tij në krye të Këshillit, bëri një reformë rrënjësore. Mënyra e deri atëhershme e veprimit ishte pasive, sepse pritej që, qytetarët e dëmtuar, pavarësisht nga cili vend ishin, duhej që rastin ta lajmëronin në KMDLNJ në Prishtinë. Me organizimin e ri u formuan Nënkëshillat për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut nëpër qytete të Kosovës, ku do të evidentoheshin të gjitha padrejtësitë që u bëheshin, aty, pa u vonuar dhe menjëherë.

Kishte disa muaj që kisha dalur nga burgu, kur më thirri baca Adem dhe më fton për t’i ndihmuar për ta formuar Nënkëshillin e KMDLNJ-së për Ferizaj. Natyrisht se e pranova. Shumë shpejt bëmë të gjitha përgatitjet dhe u tubuam rreth 50 vetë, ku vlenë të përmendet, se tetë prej tyre ishin vajza. Mbledhja themeluese u mbajt më 3 Qershor 1991, në fshatin Rahovicë në shtëpinë e Isuf Hetemit, ku nga Qendra ishte prezent edhe baca Adem, në cilësinë e Kryetarit të KMDLNJ-së, e personalitete tjera me një të kaluar të lavdishme atdhetare, siq ishte Raif Halimi, Ilmi Ferizi, plaku i urtë Sabri Azemi, Isak Zymberi, të cilët në vazhdim do t’I kemi gjithëherë pranë nesh, si anëtarë nderi, e shumë e shumë të tjerë, ish të burgosur e veprimtarë të qështjes kombëtare.

Në mbledhje, fjalën kryesore e mbajti baca Adem, ku shpjegoi se qëllimi I nënkëshillave është që të ofrohemi sa më afër qytetarëve dhe t’u gjendemi pranë në momente të vështira, duke evidentuar me fakte për krejt represionin serb në çdo segment dhe këto t’ua bëjmë me dijë bashkësisë ndërkombëtare përmes institucioneve të ndryshme e, kështu, ta sensibilizojmë qështjen kombëtare të pazgjidhur. Siq thoshte baca Adem, arma më e fuqishme aktualisht, është informimi i shpejtë, i saktë dhe i drejtë, e kështu e thejmë terrin Informativ dhe ngulfatjen e të vërtetës.

Në fund, u zgjodh edhe Kryesia: Bajrush Xhemaili – Kryetar, kurse anëtarë Milaim Jashari, Lumnie Azemi, Sami Hajrullahu, Dr. Xheladin Reçica, Skender Ferizi dhe, më vonë, pas daljes nga burgu do të kooptohet edhe Elmi Reçica.

Së shpejti do të kemi dhe zyrën, në shtëpinë e Musa Eminit, ku do të kujdestarohet çdo ditë, nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 18 të mbrëmjes. Së shpejti siguruam një telefaks që na ndihmonte për të dërguar informata në shumë adresa.

Kujdes i veqantë i kushtohej evidencimit të rregulltë të ngjarjeve, përpunimit të të dhënave dhe dërgimit të tyrë fillimisht në qendër të KMDLNJ-së e pastaj në adresa të ndryshme informative brenda dhe jashtë. Nënkëshilli ka qenë i hapur edhe për asociacione të ndryshme ndërkombëtare që kanë vizituar Kosovën si Amnesty Internationale, Helsink Woch, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Parlamenti Norvegjez, etj., më vonë edhe me OSBE-në, kur ajo u vendos edhe në Ferizaj, ku vazhdimisht u ka ofruar materiale të faktuara edhe nga terreni.

Për t’i argumentuar më mire, nga kryesia kujdesej Skender Ferizi për fotografime e icizime të të maltretuarve, torturuarve e masakruarve, pastaj iu bëhej kontrollimi mjekësor nga Dr. Xheladin Reçica, i cili edhe ua ekzaminonte gjendjen dhe iu lëshonte dokumentrt, pastaj Samiu si jurist dhe përgjegjës për informim Naim Sadiku, i cili i plasonte informacionet. Kështu faktohej gjendja katërcipërisht dhe përpunohej mirë. Prandaj, besueshmëria e Nënkëshillit të Ferizajt, ishte e madhe dhe respektohej nga të gjithë.

Mbledhjet Ii mbanim dyjavore. Meqë ato ishin si gjysmë ilegale, për qështje konspiracioni, i mbanim jashtë zyrës, nëpër shtëpi të anëtarësisë së NKMDLNJ-së, si për shembull te MIlaim Jashari, Sadik Sadiku, Gani Tërshana, Skender Ferizi, Ismajl Xhemajli, Bajram Biba, Nazmi Hajrullahu, e shumë të tjerë. U angazhuan aktivistë nga terreni dhe pas shtimit të anëtarësisë i zgjodhëm koordinatorët.

U emëruan, një koordinator për disa fshatra, kryesisht në nivel të bashkësive lokale. Përzgjedhja nuk mund të ishte e rastit, por e hulumtuar mirë për çdo person, i cili duhet të ishte shembull atdhetarie, me besueshmëri të lartë, shumica e tyre ish-të burgosurish politikë, siq ishin Rexhep Bislimi, Sejdi Sejdiu, Sanie Aliu, Sinan Azemi, Hajrush Reka, Sebahate Mani, Gani Tershana, Fatmir Sylejmani, Gani Zogaj, Ibadete Syla, Bajram Syla, Naim Zymberi, Azem Llabjani, Ramë Ismajli, Bedri Hyseni, Liman Ilazi, Florim Shabani, Muhamer Topalli, Enver Hasani, Bedri Mehmeti e ndonjë tjetër. Ishte një vullnet e entuziazëm i paparë deri atëherë. Edhe pse me kushte mizeri, zemërgjerësia e anëtarësisë për të ndihmuar materialishtë dhe ndonjë donatori zemërmadh, siq ishte në fillimet tona atdhetari Remzi Hoxha, pastaj krejt cka kishte Milaimm Jashari, Shefqet Maliqi Ahmet Elezi, etj. na bënin të mbijetonim në ato rrethana të jashtëzakonshme.

Për ndryshe, anëtarësia u rrit deri atje sa kaloi 400 anëtarë. Me rritjen e anëtarësisë u rritën dhe ambiciet për të kryer punë edhe më të mëdha që në njëfarë mënyrë dilnin edhe më larg domenit fillestar, pasi bëmë një projekt për të identifikuar padrejtësitë të cilat i ishin bërë popullësisë që nga pushtimi serb më 1912 e kendej, ku bëmë një formular me pyetje të shumta dhe kemi shkuar për t’i pyetur pothuajse çdo familje shqiptare. Përmes pyetësorit që përbënte me dhjetëra pyetje, në terren angazhuam të gjithë anëtarësinë, në formë ekipesh.

Ata pyetnin e bisedonin për shtypjen e reprezaljet në etapat më të vështira siq ishte kolonizimi, shperngulja me dhunë, Lufta e Ferizajt, pastaj pas Luftës së Dytë Botërore, Masakra e Tivarit, mbledhja e “vishakut”, aksioni i armëve, shpërngulja për Turqi, për burgosje të tmerrshme dhe për shumë e shumë veprime antishqiptare. Këto shënime i seleksiononim, ku ishin mbledhur më shumë se 2.000 faqe materiale të sistemuara, fotografi autentike, faksimile të vendimeve të ndryshme për burgosje e dënime, me çka mund të shkruhej një monografi e gjerë, të cilën veq e kemi vendosur pë ta bërë.

NKMDLNJ, i Ferizajt ka dhënë kontribute të ndryshme sic ishte pjesëmarrja me mission të informimit në protesta të shumta e të ndryshme, siq ishte ajo e Sindikatës së arsimit, etj.

Nënkëshilli shpesh ka pësuar në zyrat e tij, duke i marrur shumë material, përkundër kujdesit të atyre qe kujdestaronin, e të cilët atakoheshin edhe ata, pasi Nënkëshilli ishte halë në sy të okupatorit. Selia e Nënkëshillit nuk mund të ishte stabile në ato rrethana, andaj edh kishim ndërruar vend disa herë. Fillimishtë na kishte ftuar Musa Emini, që udhëhiqte shoqatën “Nënë Tereza”, por që më vonë dualëm në shtëpinë e Hyzri Varoshit ku ishin edhe shumë subjekte të tjera. Por problematike ishte mbajta e telefaksit që të mos na merrej  nga organet e ndjekjes, prandaj i ndërronim vendin, si për shembull te Azemajt e Sllatinës, në Rr. E Varoshit, pastaj te nëna me zemër të madhe, Sabile Xhakli, te Milazim Salihu, Shemsie Gashi, ku ne paguanim vetëm shpenzimet e telefonit.

Nënkëshilli përkrahej jashtëzakonisht shumë në punën e tij andaj na ndihmonin qytetrët. Prandaj dhe  ishte gjithëherë në shënjestër të organeve të ndjekjes. Shumë nga ata që ishin në Kryesi, koordinatorë, ata që kujdestaronin, apo ata që punonin në terren, ndiqeshin, torturoheshin e burgoseshin. Por kurrë nuk u ndal puna e NKMDLNJ-së në Ferizaj.  Puna e tij ishte aq e madhe dhe voluminoze sa që vetëm raporte në qendër i kishte dërguar mbi 400 soshë.


Edhe kryetarët u ndërruan disa here, nga qe puna e tyre shihej si shumë armiqësore. Në mes të vititi ’92, Kryesia e NKMDLNJ-së deshi ta nderoi Ramadan Hazirin dhe ia ofruan vendin e  Kryetarit por, pas disa muajsh, u detyrua të ikë në Republikën e Shqipërisë, ku prapë e vazhdoi Bajrushi. Kur ky u burgos më 5 Gusht ’93, dhe pastaj u dënua me 8 vjet burg, e zëvendësoi Sinan Azemi, të cilin e arrestuan pa i mbushë katër muaj dhe e torturuan çnjerëzisht për pesë ditë me radhë. Por që prapë vazhdoi punën. Pasi me ne fund edhe Sinani u detyrua te emigroj, detyrën e Kryetarit e mori Skender Ferizi dhe Besim Zymberi, ku edhe keta do te burgosen dhe denohen me shume vite burg.

Torturave dhe dënimeve do t’u nënshtrohen edhe shumë të tjerë, ku Sanie Aliu arrestohet, torturohet e dënohet me 1 vit e gjysmë burg, pastaj Elmi Reçica u mbajt një muaj në burg, Lumnie Azemi, Hyrë Emini, Shqipe Sejdiu u arrestuan dhe torturuan, e shumë të tjerë, kurse kur Naim Sadikun deshën ta arrestonin në zyret e NKMDLNJ-së, arriti t’i shmangej arrestimit.


Së shpejti lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe të gjithë anëtarët e udhëheqësit e NKMDLNJ-së së Ferizajt rroken armët e ia mësyen maleve, që në fillimet e saj, disa nga ta u plagosën e disa ranë heroikisht në fushën e betejës, siç ishin Rexhep Bislimi, Sejdi Sejdiu, Hyrë Emini, Gursel Sylejmani.

Selia ku ishte NKMDLNJ, gjatë luftës u dogj e u shkrumua.

E Nënkëshilli nuk e ndali veprimtarinë edhe pas luftës, sepse kishte shumë punë për të bërë.

Këtu, sot, në këtë ekspozitë, keni për të parë shumëçka nga ajo çka ka punuar NKMDLNJ i Ferizajt i cili padyshim ishte NKMDLNJ me anëtarësinë më të gjërë e, pse jo, edhe me punën më të madhe në nivel Kosove.

Ju faleminderit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka shënuar në minutën e 69-të, nëpërmjet Edon Zhegrovës,…