Xhevat Ademi i bashkon në Tetovë ish të burgosurit politikë të “Zabela-s”

04 maj 2023 | 23:26

Ish i burgosuri politik, Xhevat Ademi, ka mledhur sot në Tetovë shumë bashkëvuajtës të cilët kanë vuajtur denimet politike në burgun “Zabela” të Pozharevcit.

Kështu ka bërë të ditur ish i burgosuri politik, Halil Selimi.

Selimi ka falënderuar nikoqirin Xhevat Ademi dhe Ali Ahmetin i cili ka marrë pjesë në këtë pritje në Tetovë.

“Më shumë se gjysmën tonë, nën nikoqirllëkun e Xhevat Ademit dhe pritjen e Ali Ahmetit, sot, Tetova na bashkoi!”, ka shkruar Selimi.

‘Zabela’ e Pozharevcit nuk ishte vetëm burg, por edhe shkollë e veçantë! Vështirësia që s’të vret, të bën më të fortë!

Dhe, jo vetëm që mbijetuam, por edhe rezistuam e fituam luftën tonë!

Megjithëse, Lirinë akoma nuk e gëzojmë të plotë!

Më shumë se gjysmën tonë, nën nikoqirllëkun e Xhevat Ademit dhe pritjen e Ali Ahmetit, sot, Tetova na bashkoi!

Sigurisht që nuk e harruam dhe gjysmën që na mungoi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Unë i kam thënë ambasadores të Malit të Zi në…