XHEVAT QERIMI PËR KOSOVËN E ÇLIRUAR E KA DASHUR MË SHUMË VDEKJEN SE SA JETËN NË LIRI TË SAJË

10 janar 2022 | 00:31

Ismet Sylejmani

10 Janar 1993!
Kjo datë, ky muaj e ky vit, ishin të kobshëm për Heroin e Kombit Xhevat Qerimi, për burrin e shquar e të lavdishëm të popullit shqiptar të Kosovës, për radhët e organizuara të LPRK-së e të familjes së Tij!
29 vite më parë, në fatkeqësi trafiku, në vdekje të pamerituar, mbylli sytë Ai, që duhej ti kishte të hapur, u nda nga jeta Ai që duhej të jetonte me çdo kusht, organizata ilegale mbeti pa udhëheqësin e saj i cili duhej të ishte patjeter në ballë të sajë dhe krejt në fund e ndali hapin e Tij, Ai i cili njihte çdo meter të vendit të Tij, dhe pergaditej ta shkilte çdo pëllembë te Atdheut, sepse do të ishte ushtari e luftëtari i UÇK-së, komandanti e Heroi i saj titanik!

Heroi i Kombit Xhevat Qerimi dashurinë për popullin shqiptar, për Atdheun e për Kombin i kishte në gjak!
Heroi i Kombit Xhevat Qerimi, ishte skajshmërisht serioz në jetën dhe veprimtarinë e Tij!

Ai ishte i rreptë me armiqt e tradhetarët, këtë e deshmon edhe fakti se përgaditej për luftë të armatosur e frontale me ta!

Kurse me miqtë e shokët, jo vetem ishte i dashur, por i falte e i toleronte ata, deri sa ata nuk e shkelnin vijën e kuqe!

Për aq sa e kamë njohur dhe mendoj se e kamë njohur mjaftë shumë, e me shumë se ata që e kanë braktisur dhe i kane dalur me hile, e i bëhen të afërt në përvjetore e kur duhet të mbajnë fjalime për Të para kamerave, për tu dukur para të tjerëve se e kanë pasur më shumë se të tjerët, Heroi i Pavarësisë së Kosovës, për tu bërë Kosova e çliruar, e ka dashur më shumë vdekjen për Të, sesa jetën në Kosovën e Lirë!

Pra për aq sa e kamë njohur, mund ta them me përgjegjësi morale e njerëzore kombëtare, se Xhevat Qerimi, e ka dashur vdekjen në muajin Janar, në muajin kur i ka mbyllur sytë Kryeheroi kombëtar Skenderbeu, kur është vrarë në atentat Jusufi, Kadriu e Barshoshi dhe kur është rrethuar e ka rënë duke kënduar e luftuar si luan, Çeliku i qëndresës Rexhep Malaj me shokun e Tij, besnikun Nuhi Berisha!

Xhevati me vdekjen e Tij, ka lënë shumë zbraztirë të madhe e shumë krah shokësh e bashkëveprimtarësh të vërtetë ka tharë!

Ka lënë zbrastirë në familjen e Tij, e në Levizje, dhe ia ka tharë krahun shokut të Tij e dajës tim Nazmi Hoxhes dhe mua Ismet Sylejmanit!

Xhevat Qerimi është i pavdekshëm sepse, të pavdeskshme e bënë e kaluara e Tij!

PËR KOSOVËN E ÇLIRUAR E KA DASHUR MË SHUMË VDEKJEN SE SA JETËN NË KOSOVËN E LIRË!

Lavdi e perjetshme Heroit të Kombit Xhevat Qerimi!

Gjilan, 10 Janar 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla përmes një postimi të…