XHEVATI SI HASAN PRISHTINA E ISA BOLETINI

07 janar 2020 | 20:19

Bejtullah Tahiri

Lajm më të mirë se kur mësova që shoku im i idealit, Xhevat Qerimi, do të rivarroset në varrezat e dëshmorve në Gjilan ka kohë që nuk kam ndjerë.

Të vendoset një shok në vendin e merituar është sukses i madhë sepse krejt e natyrshme është kur dëshmori vendoset në vend të vet dhe së bashku me shokët e idealit, shokët e vet.

Unë me dëshmorin e kombit Xhevat Qerimi u njoha përmes Ismet Sylejmanit.

Atë kohë kur dola nga burgu, u formua LDK-ja që po thuaj të gjithë shqiptarët u vërsulen, së pari duke i dorzuar librezat e komunistëve jugosllav e pastaj duke u anëtarësuar në këtë subjekt politik.

Në fund të fundit mirë bënë sepse u ndanë nga një subjekt që i shërbentë pushtetit jugosllav dhe u orientuan në një subkekt shqiptar që kishte kryeqendër Prishtinën dhe objektiv Republikën e Kosovës.

Por në të njejtën kohë ekzistonte edhe LPRK-ja që kishte nga hera objektiv Republikën e Kosovës dhe bashkimin kombëtar.

Si i dal nga kazamatet jugosllave, pas 8 vitesh, nuk dija të bëja ndasi kombëtare dhe më pëlqente çdo organizim që kishte qëllim pavarësinë e Kosovës.
Ndër kohë më vinin vizitor nga të gjitha shtresat kombëtare dhe tek të gjithë shihja një disponim krejt ndryshe nga koha kur isha burgosur.

Një ditë u takova më shokët Ismet Sylejmanin dhe Xhevat Qerimi.

Vendi ku u takuam ishte banesa e motrës sime Shyhretes në Gjilan.

Nuk dij ta përshkruaj këtë takim sa i gëzuar isha.

Të njejtën gjë e vërejta edhe tek ata.

Që në fillim në sytë e tyre pashë një kënaqësi se po takoheshin me mua dhe një respekt të veqant që tregonin për mua.

Atë ditë biseduam shumë dhe të gjitha temat ishin për çështjen kombëtare.
Më pastaj takimet i bëmë të rregullta dhe mezi pritsja të takohesha me ta në anën tjetër isha zgjedh edhe anëtarë i Kryesisë së LDK-së në Degën e Gjilanit.
Pra në të njejtën kohë mbaja lidhje me LPRK-në dhe isha anëtar në kryesi të LDK-së.

Siç po shihet ishte kohë kur në Kosovë kishte ardhë koha e pluralizmit politik.

Veprimtarinë e tyre Xhevati dhe Ismeti gjithmonë e koordinonin edhe në bisedat që i zhvillonim së bashku.

Ishte përvjetori i rënjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës.

Ata propozuan që të bëjnë homazhe në varrezat e tyre dhe të bëhet më mirë se çdo herë më parë sepse kjo mundësi nuk ishte krijuar më heret.
Mua më pëlqeu dhe isha dakord.
U organizuan ato homazhe të kryesuara nga Xhevati e Ismeti dhe për këtë u dasht të informohej populli që ata e bënë përmes një trakti.
Unë isha kujdestar në zyrën e LDK-së në Gjilan.

Nga orët e mëngjesit filluan të vien traktet e shpërndara nga LPRK-ja. Herë binte njëri, e herë tjetri.
Mua më vinte mirë që i binin aty sepse ajo zyrë ishte e vetmja që ishtë në shërbim të popullit por kur filluan individ të caktuar e profesor me zë të i kualifikonin ato si armiqësore dhe se ato kishin ardhë nga jasht, sepse letra ishte e jashtit e gjithçka shpifej rreth tyre.

Unë dëgjoja dhe here here më dilte para sysh Xhevati e Ismeti dhe më dukej se i shihja duke i shpërnda dhe të lodhur nganjëherë më shikonin çfar po bëja, pse nuk po u dal në përkrahje atyre.

Ju drejtova një profesori që e mbante vehten si patriot.
Pse shpif kështu?
Këto trakte nuk kanë ardhë nga jasht dhe nuk janë armiq ata që i kanë shpërnda.
Ne jemi në luftë dhe askush nuk ka të drejt të fyej parti, organizata e individ të tjerë sepse nuk dihet akoma kush e ka më drejt.
Vetëm kur të shpërthej lufta do ta kuptojmë se kush është më i drejti.
Në fund të fundit këta kanë bërë thirrje që të përkujtohen dy dëshmorë dhe të behet homazhe pranë varreve të tyre.
Pra kjo është thirrje për popullin.
Kush guxoj të dal le të dal, kush s’ka guxim të rri në shtëpi, por për të shpif nuk ka nevojë sepse këtë e don armiku.
Aksionet e Xhevat Qerimit me shokë ishin të gjitha me karakter kombëtar dhe kuptohet që donte sakrifica, kujdes, konspiracion dhe gadishmëri.
Ai ishte i kalitur për të udhëhequr demonstrata, për të lëshuar kushtim lirie, për t’u organizuar ushtarakisht, për të udhëheq masa popullore për të kryer aksione çfar i kërkonte LPKR-ja.

Unë sa e njoha më krijonte përshtypjen e Rexhep Males. Demonstratat e fuqishme të viteve 90-ta ishin të fuqishme dhe madhështore.
Ishte Xhevati që lëshonte kushtrim lirie, lufte.
Ishte zëri i tij që çdo kush dëshironte ta dinte kush ishte në të vërtet ai djal aq trim.
Atëherë nuk ishtë koha që të njihen veprimtarët sepse u vështërsohej veprimtaria dhe prandaj konspiracioni ishte kriteri më i çmuar.
Por pas tri dekadave Xhevati duke u varrosur pranë shokve dëshmor është i njohur për të gjithë shqiptarët.
Trupi i tij nga data 10 Janar 2020 do të pushoj pranë dëshmorëvë të kombit, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Abdullah Tahiri e të tjerë.
Xhevati më pastaj punoi së bashku me veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare, Nazmi Hoxha dhe përpos veprimtarisë kombëtare ata filluan një biznes në Rogozhinë të Shqipërisë.
Aty e ngjallën një fabrikë të vaj sapunit e cila kishte falimentuar dhe ata shumë shpejt u bënë të njohur për rrethin, të respektuar, të dashur dhe kudo që shkonin rrugët i kishin të hapura.

Duke i sjellur eshtrat e Xhvatit në varrezat e dëshmorve padyshim se më ngjan sikur kur në Shqipëri e Kosovë, pas shumë dekadash silleshin eshtrat e patriotve të mëdhenj si Hasan Prishtina, Isa Boletine etj,.

Veprimtaria e Xhevatit është kapitale prandaj ai meriton të jetë atje te ata që quhen dëshmor, e heroj të kombit.
Nuk ka kuptim të pushoi trupi i një dëshmori i vetmuar.
Më këtë vepër që ka bërë Komuna e Gjilanit, gjegjësisht Kryetari Lutfi Haziri është për çdo respekt.
Kështu Gjilani duke i vendosur Rexhep Malen e Nuhi Berishen në qendër të Gjilanit, permendoren gjigante të Idriz Seferit pak më lartë, duke e ngritur permendoren e Agim Ramadanit pran Teatrit, të Mulla Idrizit aty afër e që po përgatitet të ngritet një permendorë gjigante e dëshmorit të kombit Abdullah Tahiri ka kthyer shpresen e qytetarve të kësaj ane.
Njëherit me gritjen e obeliskut në varrezat e dëshmorve ku pjesë e tyre do të jetë nga 10 Janari edhe trupi i heroit të kombit Xhevat Qerimi, me ngritjen e përmendoreve të shenuara më lart, pushtuesit serb e kanë të kjart se këtu më nuk është koha e carve të tyre por e këtyre kolosve që Gjilani përulet me respekt dhe do të dijë të jetë i bashkuar ndaj çështjeve madhore për ta quar amanetin e dëshmorve e heronjëve, bashkimin kombëtar , në vend.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Lavdi veprës së Xhevat Qerimit!

Gjilan më, 07.01.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se nesër (e mërkurë),…