Xhudistët nga Kosova pjesë e Kampit Olimpik në Hungari

18 prill 2023 | 12:11

Kampi Olimpik i organizuar nga Federata Evropiane e Xhudos në bashkëpunim me Federatën Hungareze të Xhudos ka mbledhur 300 xhudistë nga 38 shtete të katër kontinenteve të botës.

Nga Kombëtarja e Kosovës pjesëmarrës ishin Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Shpat Zeka, Anes Veseli, Rios Kuka, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Fatjona Kasapi, Debora Gjakova, nën udhëheqjen e trajnerit, Driton Kuka dhe asistent-trajnerit, Fatos Tabaku.

Ky kamp është pjesë e përgatitjeve drejt Kampionatit Botëror që do të mbahet në datat 7-12 maj në Katar dhe garave kualifikuese për Lojërat Olimpike në “Paris 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uashingtonit, me sa duket, i kanë mbaruar idetë e besueshme…