Xhudistja Laurina Gashi, stoliset me medaljen e artë në Kupën Evropiane U18

22 tetor 2022 | 16:28

Kosova është paraqitur me një garuese, Laurina Gashin, në Kupën Evropiane U18 (kadetë) në Riga të Latvisë, por kjo e fundit ka nderuar vendin tonë duke e fituar medaljen e artë.

Në këtë garë po marrin pjesë 15 shtete dhe 190 garues.

Laurina Gashi (-52kg) ka shkëlqyer në këtë garë të xhudos për kadetë, duke marrë tri fitore për tu stolisur me të artën.

“Laurina Gashi (-52kg) e artë në Kupën Evropiane U18 në Riga të Latvisë. Laurina në xhiron e parë ishte e lirë. Në çerekfinale mposhti me Ippon në vazhdime finlandezen, Pihla-Maria Seikkula. Gashi në gjysëmfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon ukrainasen, Mariia Vasiuta. Në finale ajo mposhti me Ippon garuesen nga Lituania, Rugile Marozaite”, ka njoftuar Federata e Xhudos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesin…