Xhudo në vlugun e përgatitjeve për Lojërat Olimpike

07 mars 2024 | 13:30

Xhudistët kosovarë po vazhdojnë me përgatitje intensive me synimin për paraqitje sa më të mira në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Në krye me trajnerin Driton Kuka dhe medalisten olimpike Majlinda Kelmendi, stërvitjet janë në kulmin e tyre. Me këtë rast, ata i ka vizituar të enjten presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Krasniqi dhe Guerot kanë përgëzuar ekipin e xhudos në krye me kryemjeshtrin Driton Kuka për punën dhe përkushtimin, derisa iu ka ofruar mbështetjen e plotë të KOK-ut përmes bursave olimpike, përgatitjeve dhe formave tjera të mbështetjes.

Ekipi olimpik i xhudos pritet të udhëtojë drejt Paris 2024 me pesë norma olimpike, aq sa kishte edhe në “Tokio 2020”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…