Xhudoja vazhdon suksesin
Xhudoja ka pasur suksese edhe në vitin 2017. Në muajin gusht Majlinda Kelmendi fitoi tri lufta dhe arriti në gjysmëfinale, ku pësoi nga japonezja Shishime.
Disfata e krenarisë së shqiptarëve në xhudo erdh si pasojë e një lëndimi. Kelmendi më pas vazhdoi shërimin e këtij lëndimi në Slloveni. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë fituar medaljet e arta në Grand Prix të Xhudos, të mbajtur në Hagë të Holandës. Distria fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë, kurse kjo është medalja e dytë e artë e Distria Krasniqit brenda një jave. Javën e kaluar fitoi në Evropianin U-23. Në anën tjetër, Nora Gjakova, në kategorinë deri në 57 kilogramë, mposhti në finale gjermanen Theresa Stoll. Sukseset e xhudos nuk munguan edhe në kategoritë e reja.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)