Xi dhe Putin do të marrin pjesë në samitin e G20-s

19 gusht 09:07

Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin planifikojnë të marrin pjesë në samitin e Grupit 20 në Bali në nëntor, ka thënë presidenti indonezian Joko Widodo.

“Xi Jinping do të vijë. Presidenti Putin gjithashtu”, tha Widodo për “Bloomberg News”.

Ky është konfirmimi i parë për pjesëmarrjen e tyre në samit.

Ky do të jetë samiti i parë global që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe tensionet e rritura për Tajvanin, shkruan “BBC”.

Samiti i nëntorit do të jetë i shumëpritur duke qenë se pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Joe Biden. Nuk dihet nëse ai do të takohet me Putinin.

Por disa raportime kanë lënë të kuptohet për mundësinë e një takimi ballë për ballë midis Bidenit dhe Xi së shpejti, përpara samitit ose në margjinat e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e presidentit Joe Biden është duke përgatitur rreth 800…