“Xiaomi” prezanton modelin e ri të smartphonëve “Mi 8”

31 maj 2018 | 17:23

“Xiaomi” i fundit është një klon i “iPhone X” me performancë të jashtëzakonshme dhe çmim të volitshëm.

Prodhuesi kinez i smartphonëve “Xiaomi” ka prezantuar të enjten modelin e saj të fundit. Pas përvjetorit të tetë, kompania atë e ka quajtur “Mi 8”.

Së jashtmi, ai vështirë se mund të dallojë nga “iPhone X”.
Brenda ka një procesor qualcomm snapdragon 845 dhe punon me 6GB ram, deri në 256GB memorie.

Në anën e pasme pajisja ka dy kamera, të cilat janë të rregulluar vertikalisht njëra mbi tjetrën.

Sensorët e tyre marrin imazhe 12 megapikselë. Sipas “TheNextWeb”, hardueri është i lidhur me softuerin e të mësuarit për të prodhuar imazhet më të mira të mundshme.
Kamera e përparme e “Xiaomi Mi 8” ka një rezolucion prej 20 megapikselësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në…