Yamali, golashënuesi më i ri në historinë e La Ligas

09 tetor 2023 | 15:01

Lamine Yamal është bërë golashënuesi më i ri në historinë e La Liga duke shënuar ndaj Granada në barazimin 2-2.

Yamal shënoi golin e parë për Barcelonën kur katalanasit ishin në disavantazhin 2-0.

Në moshën 16-vjeçare e 87 ditë, spanjolli regjistron emrin e tij në librin e rekordeve të kampionatit spanjoll.

I lindur në vitin 2007, Yamal është një nga talentet më premtues në futbollin evropian, madje performanca e tij befasuese ka bërë për vete Xavin, kështu që tekniku spanjoll ka filluar ta aktivizojë në çdo ndeshje të mundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë qytetarë amerikanë janë vrarë në Izrael. Kështu ka bërë…