Ylli arrin fitore të mundimshme ndaj Lipjanit

15 nëntor 2019 | 21:05

KB Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Lipjanit me rezultat 104:91 (26:26, 33:21, 16:21, 29:24), në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi ka qenë shumë interesant, ku çereku i parë ishte tërësisht i barabartë dhe përfundon 26:26. Sidoqoftë, vendësit tregojnë lojë më të mirë në periodën e dytë, duke e fituar 33:21.

Lipjanasit nuk u dorëzuan dhe arrijnë të fitojnë periodën e tretë 16:21, duke e afruar rezultatin, sidoqoftë, therandasit e fitojnë periudhën e fundit 29:24 dhe fitojnë me rezultat 104:91.

Te Ylli u dalluan Alante Fenner me 22 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, si dhe Samir Zekiqi me 22 pikë, katër kërcime dhe katër asistime. Ndërkohë, te Lipjani u dalluan Fazli Vitia me 26 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, Demarcus Stucky Jr me 24 pikë, tri kërcime dhe dhjetë asistime, si dhe Devaughn Jenkins me 21 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.

Ylli ka gjashtë fitore dhe tri humbje, kurse Lipjani dhjetë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia tha se kishte dëbuar afër 50.000 emigrantë nga Stambolli,…