Ylli kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

12 shkurt 2020 | 22:36

Golden Eagle Ylli e ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 64:69 (17:16, 19:14, 18:24, 10:15), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte shumë i barabartë, me të dy skuadrat që nuk arrinin të krijonin epërsi të lartë dhe kjo pjesë përfundoi 17:16 për Prishtinën me një tre pikësh në fund nga Anothy Goods. Lojë shumë interesante ishte edhe në periodën e dytë, ku prishtinasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 19:14, për të shkuar në pushim me rezultat 36:30. Ylli u rikthye në periudhën e tretë, duke barazuar shifrat në 47:47, e më kaloi edhe në epërsi 51:52, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat e barabartë 54:54.

Ylli e nisi më mirë periudhën e fundit, duke pasur epërsi deri në tetë. Prishtina afrohet në fund 64:67, por nuk arriti të bëjë më shumë dhe Ylli triumfoi me rezultat 64:69 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës, aty ku do të takohet me Bashkimin.

Fahro Alihoxhiq ishte më i dalluari te Sigal Prishtina me 10 pikë e 13 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli shënuesi më i mirë ishte Samir Zekiqi me 13 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botuesi i gazetës "Epoka e re", Muhamet Mavraj, uron të…