Ylli në grup të vështirë në FIBA Europe Cup

26 shtator 19:26

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, pasi nuk arriti të kualifikohet në grupet e Ligës së Kampionëve, duke u mundur nga Benfica, do të garojë në grupet e FIBA Europe Cup.

Kjo do të jetë hera e parë që skuadra therandase do të jetë pjesë e kësaj gare. Ndeshja ndaj portugezëve ishte debutimi për Yllin në garat evropiane.

Ylli do të jetë në Grupin A, ku bën pjesë edhe Hapoel Galil nga Izraeli dhe dy skuadrat gjermane, Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz. Grupi shihet i vështirë për kampionët e Kosovës, por që duan të bëjnë paraqitje në arenën ndërkombëtare.

Sigal Prishtina nëse depërton në grupe do të jetë së bashku me Happy Casa Brindisi, Donar Groningen dhe BC Budivelnyk Kyiv, kurse Trepça nëse arrin të kalojë në grupe do të përballet me Anwil Wloclawek, Karhu Basket dhe Egis Kormend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dhënë të hënën shtetësinë…