Ylli – Peja, sonte përballja e dytë e ‘play-off’-it

24 prill 2024 | 12:04

Mesjava do të sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të “play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Gara sa vjen bëhet më interesante dhe vendimtare, ku katër skuadra luftojnë për titullin e kampionit.

Golden Eagle Ylli-Peja është sfida që zhvillohet të mërkurën mbrëma. Therandasit fituan ndeshjen e parë si mysafirë 84:87, në një takim me kthesa dhe tani Ylli avancon në serinë gjysmëfinale 1:0.

Vendasit synojnë të ngritin epërsinë në 2:0 dhe të afrohen më shumë drejt finales, kurse kampionët të barazojnë serinë në 1:1 dhe ta rikthejnë epërsinë e terrenit vendas.

Dueli tjetër zhvillohet të enjten mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë ta barazojnë serinë në 1:1. Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, ndërsa për t’u shpallur kampionë nevojiten tri fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fansat e Taylor Swift u dyndën në lokalin Black Dog…