Ylli përballet sonte me Hapoelin

02 nëntor 2022 | 11:15

Sfida e katërt për kampionët e Kosovës

Golden Eagle Ylli sonte do të ketë ndeshjen e katërt në Grupin A të FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës janë mysafirë të Hapoel Galil Elion, në takimin që zhvillohet nga ora 16:30 në Izrael. Në takimin e parë të zhvilluar në Kosovë, Ylli kishte pësuar humbje me shifrat 76:93.

Ylli ka një fitore (ndaj Bamberg) dhe dy humbje, ndërsa skuadra izraelite dy fitore e një humbje.

Në takimin tjetër të këtij grupi do të përballen dy skuadrat gjermane, Bamberg dhe Niners. Bamberg ka dy fitore e një humbje, kurse Niners një fitore e dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për…