Yllza Hasani edhe sot shkëlqeu

17 shkurt 2019 | 18:40

Vajza e politikanit të njohur, e ish-ministrit të Tregtisë Bajram Hasani, është bërë figurë publike, e për të cilën në njërin ndër shkrimet e publikuara më herët për te kemi pas shkruar “Mbajeni në mend këtë emër”, shkruan “Kosovarja” për vogëlushen dhjetëvjeçare, Yllza Hasani.

Zëri dhe këngët e Yllza Hasanit po pëlqehen shumë nga fëmijët.

Vogëlushja simpatike, është nxënëse e shkëlqyeshme, por e veçuar është edhe në kurse e aktivitete tjera, sidomos të muzikës, tek ndjek kursin e pianos.

Këngëtarja e vogël, Yllza sot ka qenë si kurrë më e lumtur.

Ajo pati rastin të përformojë mrekullueshëm në koncertin festiv “Kosova 11 vjet Pavarësi” që u mbajt në Prishtinë, në praninë e shumë qytetarëve si dhe personaliteteve ndërkombëtare, tek për herë të parë marshoi edhe Ushtria e Kosovës.
Me një fjalë, Yllza edhe sot shkëlqeu.

Dëgjojeni dhe binduni.

Vajza ime Yllza në koncertin festiv…Kosova 11 vjet Pavarësi

Gepostet von Bajram Hasani am Sonntag, 17. Februar 2019

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me…