Ymeri shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen në të ardhmen

25 mars 2018 | 21:31

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se është i gatshëm që në të ardhmen të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi siç deklaroi ai, partia e re që do ta formojnë të dorëhequrit nga LV-ja ka ngjashmëri me partinë e Albin Kurtit.

Në një intervistë për “Top Channel”, Ymeri nuk e përjashtojë mundësinë që në të ardhmen të bashkëpunojë me VV’në.

“Mendoj që po, një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje do mund të ketë dobi për Kosovën sepse kemi shumë ngjashmëri”, ka thënë Ymeri.

Ymeri është shprehur se partia që do të formojnë të dorëhequrit do të ketë prirje social-demokrate, ashtu siç ka edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Basescu u është bashkuar më shumë…