Ymran Fusha nga PDK-ja mban numrin 6 për zgjedhjet lokale në Prizren

08 shtator 2021 | 17:11

Nja grua e suksesshme në biznes, prizrenasja Ymran Fusha i ka hy garës për asambliste të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Ajo garon me nurmin 6 në listën e PDK-së dhe është njëra ndër kandidatet më serioze në ekipin e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Arsimtare e Kimisë dhe Fizikës, Ymran Fusha është menaxhere për 17 vite në Fabrikën për prodhimin e shamponave dhe të detergjenteve në kompanin ER-ABI.

Fusha është kryetare e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristeve (SHZAP) në Prizren, ka marrë pjesë në shumë organizime të bizneseve duke e prezentuar Shoqatën, Er Abin dhe gruan e sukses’shme në përgjithsi.

Zonja Fusha ka qenë Pjesëmarrëse në garën e Evropës juglindore”TheBallkanAssociation of womenin Crafts”në Gjevgjeli të Maqedonisë së Veriut, poashtu ishte pjesmarrëse në platformën 81 krahina ,81 take në Izmir të Tyrqisë, pjesëmarrëse në trajnim “Forca e gruas” në Eskishehirë të Tyrqisë, në tjetër trajnim per perdorimin e lëndës së parë në Novi Sad. Ishte e vetmja ndërmarëse nga Republika e Kosovës ku edhe ka marrë pjese në panel në Bosnje dhe Hercegovinë.

Poashtu ka përfaqësuar Kosovën në Shkodër të Shqipërise “Gratë frymojnë vlera”.

Ymran Fusha është e qertifikuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Prizren.

Fusha ka qenë edhe kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e kaluara të mbajtura me 14 shkurt 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në dialogun…