Zaberxha transferohet te Trepça

15 korrik 2018 | 15:59

Sulmuesi i dëshmuar në futbollin e Kosovës, Enis Zaberxha ka konfirmuar se në edicionin 2018/2019 do të jetë pjesë e skuadrës së Trepçës.

Ai premton maksimumin që skuadra nga Mitrovica të rikthehet në Superligë.

“Kam filluar përgatitjet me klubin e futbollit Trepça dhe kam vendosur t’i ndihmoj këtij klubi me emër në futbollin e Kosovës. Falënderoi edhe disa klube te Superligës që kishin shprehur interesim për mua, por obligimet që kam në punë e kanë bërë të vetën. Premtoj se do ta jap maksimumin me përforcimet tjera që do të vijnë do te jemi një skuadër kompakte edhe një përshëndetje e veçante për ‘Torcidën’ të cilët më kanë përkrahur shumë”, ka thënë Zaberxha.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka publikuar një video në…