Zaev: Kemi votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese

11 tetor 2018 | 16:03

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se deputetët e opozitës e kanë kuptuar nevojën për t’i mbështetur ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit.

Ai ka përmendur edhe kërcënimet që kanë deputet opozitar për të mos ndryshuar qëndrimin rreth kësaj çështje.  “Mbrëmë isha në sallë me deputetët por më pas edhe në bife poshtë dhe biseduam me të gjithë. Të gjithë janë të vetëdijshëm dhe e kanë të qartë se nuk ka plan B. Nëse kjo mundësi bie, çfarë më pas? Të gjithë janë të ngarkuar nga mendimi, çfarë më pas nëse edhe këtë herë dështojmë? Numri është shumë i madh edhe tek opozita. Njerëzit besojnë dhe janë njerëz që vijnë nga shoqëria, politikan, deputet etj. Kërcënimet që po i përjetojnë janë njëra ndër  arsyet që po i detyron që të mos i ndryshojnë qëndrimet. Të gjithë janë të përgjegjshëm si shumica ashtu edhe opozita. E din shumë mirë të gjitha ashtu si unë që kjo shans duhet shfrytëzuar sepse nuk përsëritet më”, ka thënë Zaev, raporton “Alsat-M”.

 Sipas tij, gjitha kërcënimet ndaj deputetëve të  VMRO-së do të dështojnë.

“Secili mendim se gjoja me presion, para, blerje, kërcënime dhe nënçmime do të bëjë diçka, në hapin e dytë do të bie. Duhet patjetër të jetë e përballueshme sepse është patjetër të kemi ardhmëri. Duhet që njerëzit të besojnë në të dhe të mbajnë përgjegjësi. Për këtë shkak çdoherë e përdor fjalën atmosferë miqësore, bisedime, inter-aktivitet, proces i brendshëm sepse vetëm kështu është e mundur. Do ta shohim, këto ditë do të ndodhin gjërat. S’ka fjalë se Maqedonia do të shkojë në NATO dhe BE. Shpresoj që të mos harxhojmë kohë, sepse jo çdo vit dhe çdo muaj por çdo ditë është e rëndësishme”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën për marrjen…