Zafir Berisha, Albinit dhe Vjosës: Nuk ka mundësi Adem Jashari me qenë i mirë, ndërsa UÇK-ja e keqe

06 mars 2024 | 17:10

Ish- ushtaraku i lartë të UÇK-së, Zafir Berisha, ka ironizuar me binomin Albin Kurti e Vjosa Osmani. Berisha ka thënë se nuk ka mundësi që komandanti legjendar Adem Jashari me qenë i mirë ndërsa UÇK-së e keqe, Adem Jashari dhe UÇK-së janë një dhe të pandashëm.

“Nuk ka mundësi që komandanti legjendar Adem Jashari me qenë i mirë ndërsa UÇK-së e keqe, Adem Jashari dhe UÇK-së janë një dhe të pandashëm. Pa Adem Jasharin nuk do të ishte UÇK-së që ka qenë, e pa UÇK-së nuk do ta kishim lirin që e gëzojmë sot”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, Zafir Berisha.

Nuk ka mundësi që komandanti legjendar Adem Jashari me qenë i mirë ndërsa UÇK-së e keqe, Adem Jashari dhe UÇK-së janë një dhe të pandashëm.

Pa Adem Jasharin nuk do të ishte UÇK-së që ka qenë, e pa UÇK-së nuk do ta kishim lirin që e gëzojmë sot.

Tendenca e poshtër e binomit Albin&Vjosa që me futën përçarje edhe te vlerat më sublime të shtetit të Kosovës, për llogari të ulëta të politikës ditore, sa është jo njerëzore është edhe antikombëtare.

Po të mos ishte rezistenca dhe flijimi i kom.Adem Jasharit  me familje nuk do të masovizohej UÇK-së ashtu siç u masovizu, dhe nuk do të vinim të liria aq shpejtë sa erdhëm.

Shokët e Adem Jasharit që sot po injorohen nga regjimi dhe mijëra luftëtar të UÇK-së vazhduan luftën, një pjesë e madhe duke ra nëpër vija të frontit kundër okupatorit serbë dhe pjesa tjetër duke vazhdu luftën dhe kriju aleanca me ndërkombëtar për të sjellë  lirin e Kosovës.

Po të mos ishte UÇK-së që sot është gjallë, Hashimi, Jakupi, Kadria, Rexha  dhe qindra e mijëra të tjerë që eksponentët e regjimit nuk e than asnjë fjalë as në EPOPEN e UÇK-së as më 17 shkurt,  ditën e pavarësisë së Kosovës, në Kuvendin e Kosovës do të këndonte Ceca dhe Dragana jo Iliri dhe Shkurtja ndërsa varri e Adem Jasharit dhe familjes së tij do të mbulohej me bari e thera dhe do të vizitohej ilegalisht siç ka ndodhur me varret e heronjve që kanë ra në luftëra e më hershme për liri.

Kush e ka vizitua varrin e Azem Galicës para 1999, as që e kanë ditur ku është!

Po të Shaban Poluzhës, Isa Boletin e Hasan Prishtinës e shumë heronjve të tjerë?

Adem Jashari dhe UÇK-së, të ren në beteja dhe të gjallë, janë një.

Vetëm fundërrinat dhe rrënjët sllave të mbetur në Kosovë, mendojnë ndryshe!

Zafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Zafir Berisha Nuk ka mundësi që komandanti legjendar Adem…