Zafir Berisha: Kosova duhet të krenohet me luftën e UÇK-së dhe të komandant Remit

07 dhjetor 2018 | 13:07

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se Kosova duhet të krenohet me luftën për liri që ka bërë UÇK-ja përfshirë këtu edhe komandant Remin.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale do t’i ndjek ata që luftuan për liri e jo ata që bën gjenocid në Kosovë.

“Kosova duhet të krenohet me luftën për liri që ka bërë UÇK-ja, përfshi këtu edhe komandant Remin. Rrustem Mustafa- Remi dhe luftëtarët e lirisë duhet të ndihen të fyer nga Hashim Thaçi së pari dhe ata që me vota krijuan hapësirë që të krijohet kjo gjykatë, e cila do t’i ndjek ata që luftuan për liri e jo ata që bën gjenocid në Kosovë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, Real Madridi ka një marrëveshje…