“AS”: Reali ka marrëveshje me Hazardin

07 dhjetor 2018 | 12:48

Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, Real Madridi ka një marrëveshje me belgun e Chelseat, Eden Hazard, për një transferim në afatin kalimtar të verës.

Ka pasur një “flirt” mes klubit dhe mesfushorit me tipare sulmuese të bluve, ndërsa ekipi i Premierë Ligës po insiston në firmosjen e një rinovimi kontrate që e bën Hazardin lojtarin më të shtrenjtë të historisë së klubit, me një pagë prej 300 000 mijë eurosh në javë. Dhe, duket se belgu e ka ndarë mendjen për të shkuar në Madrid.

Sigurisht se Chelsea nuk do ta lërë lojtarin aq lehtë. Kështu, sipas “AS”, ata do të kërkojnë 170 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin, tarifë që Reali nuk do ta paguajë për një lojtar që është në vitin e fundit të kontratës së tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kritikuar bashkësinë…