Zafir Berisha: Mendova që Sveçla e thirri konferencën për të dhënë dorëheqje

22 dhjetor 2022 | 20:31

Ish-deputeti Zafir Berisha ka bërë një reagim pas konferencës që e mbajti sot pasdite ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Berisha ka thënë se ka menduar që Sveçla e ka thirrur këtë konferencë për të dhënë dorëheqjen e tij për dështimet në veri.

Postimi i plotë:

Unë mendova se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla konferencën për medie e ka thirrën me dhënë dorëheqje për arsye të dështimin e tij dhe qeveris që e përfaqëson, për të siguruar lëvizjen e lirë dhe respektimin e ligjit në veri të vendit.

Ky tipi po na tregon mualifet e radhës dhe për gjendjen shëndetësore të kriminelit Pantiç dhe lutjet që po ja u bëjnë parterëve ndërkombëtar me sjelle në vendin e duhur.

Në vend se të tregoj për hapet që po i merrën qeveria për lirimin e rrugëve të bllokuara dhe shpartallimin e grupeve të armatosura, ai vazhdon ti hedhën hi syve të qytetarëve me deklarata koti dhe pa përmbajtje duke fyer rënd edhe inteligjencën tonë.

Përmendja e grupeve me armë të gjata në atë pjesë të vendit dhe mosveprimi që po e bënë regjimi aktual, është legalizim i atyre grupeve dhe humbje e sovranitetit në 17% të territorit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se policia…