“Zagar je ti zotni”, Frashër Krasniqi përplaset keq me Xhevdet Pozharin

03 shkurt 2022 | 10:52

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi është përplasur ashpër me analistin Xhevdet Pozhari, pas një diskutimi që e kanë pasur për rastin e arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt.

“Ti bon analiza psikologjike se kush ka probleme psikike, e kush s’ka… I ki titujt nëpër portale”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë Pozhari i është kundërpërgjigjur duke i thënë Krasniqit që të merret vetë me portalet.

“Me ata zagarët e portaleve që bashkë lëpini ashta, vazhdoni ju, mos u merrni me mu”, ka thënë Pozhari.

Ndaj gjuhës së Pozharit ka reaguar përsëri Krasniqi, duke i thënë Pozharit se “zagar je ti”

“Zagar je  ti zotni, e kemi pa krejt”, i është kundërpërgjigjur Krasniqi, ndërkohë drejtuesi i debatit ka ndërhyrë dhe i ka ndërprerë lidhjen Frashër Krasniqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga keqkuptimet kryesore për presonat me Sindromën Down është…