Zagklisi takohet me drejtuesit e KOK-ut

06 tetor 2022 | 15:53

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis gjatë vizitës në Kosovë, së bashku me drejtuesit e FBK-së, kryetarin Arben Fetahu, sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe anëtarin e Bordit, Leart Hoxha janë takuar me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), kryetarin Ismet Krasniqi dhe sekretarin e Përgjithshëm, Besim Aliti.

Drejtuesit e lartë të FBK-së gjatë takimit kanë potencuar punën që Federata po bën për edukimin e trajnerëve, si dhe zhvillimin e masivizimin e basketbollit 3×3.

Në anën tjetër, Zagklis ka kërkuar nga KOK-u mbështetje për FBK-në sa i përket zhvillimit të 3×3 në Kosovë, duke shpresuar se Kosova me 3×3 do të arrijë të kualifikohet në Kampionatin Botëror të 3×3 dhe kualifikimet e Lojërave Olimpike të “Los Anxhelos 2028”.

Drejtuesit e KOK-ut kanë theksuar se do të mbështesin Federatën e Basketbollit, si në edukimin e trajnerëve, po ashtu për 3×3. Tashmë është formuar një Grup Punues mes KOK-ut dhe FBK-së për zhvillimin e 3×3 në Kosovë dhe janë duke pritur edhe mbështetjen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që ky sport shumë atraktiv të zhvillohet sa më shumë dhe të jetë i suksesshëm në garat ndërkombëtare.

Në fund të takimit, Andreas Zagklis u ka dhuruar një top të basketbollit krerëve të KOK-ut me nënshkrim të tij, si dhe nga një fanellë të Përfaqësues së Kosovës.

 

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarë të shumtë japin shuma të majme parash te personat…