Zanetti konfirmon lëndimin e Ismajlit

30 shtator 2022 | 16:52

Trajneri Paolo Zanetti në konferencën për shtyp për ndeshjen ndaj Empolit ka konfirmuar se mbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli do të mungojë për shkak të lëndimit.

“Ishin dy javë të pazakonta, sepse të stërvitesh me kaq pak lojtarë nuk është normale. Për fat të keq, kemi humbur Ismajlin. Duket si një dëmtim i rëndë muskulor. U lëndua edhe Akpa Akpro. Të shtunën nuk do të jetë në ndeshje. Duhet të kemi një raport më të mirë për kushtet e secilit”, ka thënë Zanetti.

Ismajli këtë sezon ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur, duke qenë titullar në mbrojtje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga “All Star Game” pritet të bëhet së shpejti realitet…