Zbardhja e fatit të të pagjeturve, sfidë për institucionet e Kosovës

27 shtator 2018 | 14:09

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë çështja e më shumë se 1 600 personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur. Sfida më e madhe për institucionet dhe shoqërinë e Kosovës edhe 19 vjet pas luftës, mbetet zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe format e deritanishme të trajtimit të këtij problemi.

Kështu është thënë në tryezën e diskutimit “Si duhet të zgjidhet çështja e personave të pagjetur në Kosovë”, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci është shprehur e pakënaqur me punën për të pagjeturit, derisa ka kërkuar që kompetencat duhet t’iu barten institucioneve vendore për zgjidhjen e këtij problemi shumë të ndjeshëm për shoqërinë tonë.

Ndërsa, Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka mohuar të gjeturat e shoqërisë civile se nuk është punuar për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve.

Ai ka thënë se prioritet i Qeverisë Haradinaj është zbardhja e fatit të të gjithë të zhdukurve pa marrë parasysh përkatësisë së tyre nacionale apo fetare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA),…