Zbulohen dy pllaka përkujtimore të UÇK-së në kryeqytet

17 nëntor 2019 | 15:07

Në Prishtinë të dielën është bërë zbulimi i dy pllakave përkujtimore të Shtabit të Qendror të UÇK-së. Njëra pllakë përkujtimore është zbuluar në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa tjetra në lagjen “Bregun e Diellit”.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se vendosja e këtyre dy pllakave është bërë për të treguar se në këto dy vende janë kryer organizimet e para të aksioneve të pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas tij, në këto vende gjatë viteve 1994-1997 janë marrë vendime të mëdha për vendin.

“Sot kemi bërë zbulimin e dy pllakave të UÇK-së. Këto pllaka janë bërë për arsye se në vitin 94-97 ka pasur një shtab qendror të UÇK-së kanë punuar celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare. Janë marrë vendime të mëdha për vendin si dhe janë marrë vendime të mëdha për kryerjen e aksioneve të UÇK-së. Organizata e Veteranëve të luftës e ka ndjerë për obligim që ti vendos këto dy pllaka”, ka thënë Gucati.

Në këtë organizim e kësaj ngjarje kanë marrë pjesë pjesë gjenerali Rexhep Selimi, Nait Hasani, Bislim Zogaj, Zahir Pajaziti, Lahi Ibrahimaj, të cilët kanë qenë protagonistë të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur rreth tri orë deri në fillimin e ndeshjes…