Zbulohet identiteti i biznesmenit të arrestuar për fajde, detyroi klientët të blinin vetura në autosallonin e tij

25 maj 2023 | 15:32

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka vendosur një muaj paraburgim pronarit të autosallonit “ Auto Royal SH.P.K” për veprat penale “fajdeja”, si dhe vepra penale “shmangia nga tatimi”.  Ai po dyshohet se detyronte klientët që të blinin vetura në autosallonin e tij. Krejt kjo shkonte përmes zinxhirit të fajdeve, në një rast të madh që ka nisur muaj me parë.

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka vendosur një muaj paraburgim pronarit të autosallonit “ Auto Royal SH.P.K” për veprat penale fajdeja, si dhe vepra penale shmangia nga tatimi.

Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet se bëhet fjal për biznesmenin Kreshnik Dervishi i cili është pronar i autosallonit “Auto Royal” me bazë në Prishtinë.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri nga viti 2020 në Lipjan, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona tjerë, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të shkaktuar nga pandemia si pasoj e virusit “COVID-19”.

“Në atë mënyrë që i dëmtuari B.G., si pronar i një ndërmarrjes tregtare, për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë për fajde, është detyruar të blejë nga një auto sallon në Prishtinë vetura në vlerë prej 600.000 euro në afat pagese prej dy muajve, të cilat i ka shitur për çmimin 400.000 euro, duke pësuar dëme pasurore në shumë prej 200.000 euro”.

Sipas të dhënave në ARBK, autosalloni është aktiv që nga viti 2017 në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një shkollë në komunën e Surçinit në Serbi gjatë…