Zbulohet lloji i armës që u përdor për vrasjen e Ivanoviqit

16 janar 2018 | 21:10

Në raportin fillestar të autopsisë së Oliver Ivanoviqit, bëhet e ditur se ai u qëllua për vdekje me gjashtë plumba, nga një revole e tipit “Zastava M70A”, prodhim serb, e njohur si “nëntëshe e gjatë”.

Më kërkesë të familjes, obduksioni është kryer në Qendrën Klinike Spitalore të Mitrovicës, i cili proces është udhëhequr nga mjekët e Institulit Ligjor të Kosovës, ku kanë marrë pjesë edhe mjekët serbë, transmeton kp.

“Ka gjashtë, katër plumba kanë dalë nga trupi, dy plumba kanë mbetur në trup, lëndimet janë në zonën e pjesës së kraharorit dhe të gjoksit”, ka bërë të ditur për mediat serbe Milan Ivanoviq, drejtor i Qendrës Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë.

Sipas tij, autopsia zgjati rreth katër orë dhe viktima ishte plagosur në organet vitale, aorta e sipërme, vena dhe mëlçi.

Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Nuk dihen motivet dhe as nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij. E vetmja provë është një veturë e djegur e tipit “Opel Astra”, e cila është gjetur pas vrasjes në një lagje në veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekzekutimi i Oliver Ivanoviqit para zyrës së partisë së tij…