Zbulohet pllaka e dëshmorëve dhe martirëve të rënë në Polac

08 nëntor 2022 | 10:36

Sot është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë luftës në Polac – Drenicë

Sot në Polac të Drenicës u bë zbulimi i pllakës përkujtimore në shenjë nderimi për të rënët dëshmorë, martirë dhe civilë, të vrarë gjatë luftës çlirimtare nga policia dhe ushtria serbe.

Në këtë tubim, morën pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Bislim Zogaj, Ministri i FSK-së Armend Mehaj, përfaqësues të familjes Jashari, familjarë të dëshmorëve e martirëve, veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjestarë të FSK-së dhe qytetarë të tjerë.

Në pllakën përkujtimore, janë të gravuar 86 emra të të vrarëve në luftë.

Ky projekt u projektua dhe u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është…