Zbulohet shkaku i aksidentit tragjik të Antonio Reyes

02 prill 2020 | 18:27

Në qershor të vitit të kaluar humbi jetën në një aksident tragjik me makinë Jose Antonio Reyes ish-sulmuesi Sevillas, Arsenalit dhe Realit të Madridit.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i një lojtari me famë të madhe si Reyes tronditi botën e futbollit, duke trishtuar pa masë jo vetëm familjen e spanjollit por edhe shumë sportistë e trajnerë në gjithë globin.

Thuajse pas një viti, ka dalë dhe është publikuar edhe ekspertiza duke saktësuar se shpejtësia por edhe shpërthimi i gomës së pasme të Mercdedezit ishin shkaktarët kryesor të vdekjes së Reyes.

Spanjolli po udhëtonte me 187 kilometra në orë, ndërkohë që goma e pasme që solli problemin thelbësor, kishte pasur probleme pak ditë më parë dhe ishte dërguar në servis, por mesa duket nuk ka marrë trajtimin e duhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…