Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë infektohet me Covid

01 nëntor 2021 | 13:39

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka bërë me dije se është infektuar me Covid-19.

Ajo ka thënë se për herë të fundit është takuar me presidentin Joe Biden, të martën që lamë pas.

Psaki, 42-vjeçare, ka treguar se gjatë takimit me Bidenin ishin larg njëri-tjetrit 1.8 metra dhe mbanin maska. Burime brenda Shtëpisë së Bardhë kanë bërë me dije se presidenti Biden ka dalë negativ në testin për Covid-19.

Psaki vendosi të mos i bashkohet presidentit Biden në udhëtimin e tij në Romë dhe Glasgou këtë javë, sepse një anëtar i familjes së saj doli pozitiv në testin për virusin dhe për këtë arsye ajo hyri në karantinë.

Ajo është në karantinë që nga e mërkura dhe në mënyrë të përsëritur doli negative përpara se të dalë pozitive në testin për Covid-19 të dielën.

Psaki planifikon të kthehet në punë pas karantinës dhjetëditore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim anëtarët…