Zejnullahu prezanton programin për Podujevën, me prioritet gratë dhe rininë (VIDEO)

29 shtator 2021 | 20:01

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu përmes një video-adresimi ka prezantuar planprogramin e saj për t’ia kthyer perspektivën Podujevës në katër vitet e ardhshme.

Zejnullahu duke iu drejtuar virtualisht qytetarëve të Podujevës tha se ajo dhe PDK do t’ua ofrojnë një komunë që i mundëson gjithsecilit pa dallim, një jetë më të mirë,  zhvillim të qëndrueshëm social, ekonomik, edukativ dhe kulturor. “Komuna duhet të jetë dera e parë që hap mundësinë për arritjet tuaja në jetën profesionale, ekonomike e kulturore. Ajo duhet të jetë institucioni ku besimi dhe vlerësimi juaj duhet të reflektojë në çdo hap. Objektivi im kryesor, është që t’i bëjë qytetarët pjesë të qeverisjes së komunës. Zëri i tyre duhet të dëgjohet në çdo situatë, ligji duhet të respektohet, komuna duhet të ofrojë shërbime dhe të sigurojë qasje në të mirat publike pavarësisht pikëpamjeve politike, për të gjithë qytetarët e vet”, u shpreh ajo.

Zejnullahu tha se ekipit i saj do të përbëhet nga njerëz profesionalë dhe kompetentë, me të rinj e të reja në krye të drejtorive, ku gjysma do të jenë gra.

“Programi jonë bazohet në pesë shtylla kryesore të cilat do të kenë edhe prioritete të caktuara në qeverisje dhe të cilat po i shpalosi cdo ditë në takimet tona të përbashkëta në teren e po i shpalosi edhe tani para jush: EKONOMIA, BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURAL, ARSIMI, KULUTRA DHE SPORTI , SHENDETËSIA DHE MIRËQNIA SOCIALE, AMBIENTI DHE INFRASTRUKTURA, si dhe RINIA”, potencoi ajo.

Zejnullahu duke u bërë thirrje qytetarëve të Podujevës që më 17 tetor të votojnë numrin 177 u zotua se gjatë mandatit të saj do të krijohet Zona Ekonomike, do t’u sigurohet mbështetje financiare bujqëve dhe blegtorëve, do të ndërtohen 4 shkolla dhe 8 çerdhe të reja, Teatri i Qytetit dhe Palestra Sportive, Spitali Rajonal i Podujevës, do të krijohet Fond për mbrojtjen e fëmijëve dhe nënave vetushqyese dhe Fond për banim social, do të ndërtohet kolektori dhe impianti kryesor për trajtimin e ujërave të zeza, do të bëhet grumbullimi dhe riciklimi i mbeturinave industriale, do të ndërtohet Unaza e Qytetit dhe do të ndërtohet një qendër trajnimi për Teknologji Informative për të rinjtë.

“Të dashur qytetarë, këto ishin në pika të shkurta, zotimet tona të përbashkëta që do t’i vëmë në jetë që në muajt e parë të qeverisjes.  Me 17 tetor, është ditë e rëndësishme për demokracinë tonë. Është ditë e rëndësishme për Podujevën dhe qytetarët e saj, për një Podujevë të zhvilluar e funksionale, të rimëkëmbur, të hapur e të zhvilluar, ku identiteti dhe perspektiva rrugëtojnë së bashku, për mundësi të barabarta e integritet në qeverisje. Kërkoj mbështetjen tuaj të plotë, kërkoj besimin dhe votën tuaj. Ky është zotimi im për qytetin tim, për Podujevën.  Shërbimi ndaj jush, do jetë nderi i jetës time politike”, përfundoi ajo.

Linku i video-adresimit në Facebook:

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu u ka bërë…