Zeka: Albin Kurti është klonim i Enver Hoxhës

18 gusht 2022 | 21:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është klonim i Enver Hoxhës, ka deklaruar në Politiko, komentatori politik, Milaim Zeka.

“Krejt strategjinë e tij politike e ka ngritur duke folur për shkumën në gotë, por kurrë s’ka folur çka ka në gotë. Ai thonte se nuk hy në asnjë takim ku ka fusnotë, e ku nuk pranohen simbolet tona. Albin Kurti është shpikës, Albin Kurti është klonim i Enver Hoxhës. Veç Enver Hoxha ka ditur me i shpik ata skenarët e vrasjeve. Ky është nxënës i Enverit dhe të majtës ekstreme”, tha Zeka në Politiko me Kushtrim Sadikun.

Presidenti serb ka dalë me një video në rrjetin social ‘Instagram’, ku i ka njoftuar serbët për atë se çfarë u diskutua në takim.

Por Kurti nuk dha ndonjë shenjë pas takimit, këtë e kritikoi edhe analisti Milaim Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe publicisti anglez, Tim Judah ka folur rreth takimit…