Zeka: Ata që kanë bashkëpunuar me regjimin serb sot janë nëpër institucione

20 maj 2019 | 13:51

Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën për inicimin e themelimit të Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, ka thënë se ata të që kanë bashkëpunuar me regjimin serb, tani punojnë nëpër institucionet shtetërore të Kosovës.

Zeka pa përmendur emra ka thënë se ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-së, kurrë nuk do të mund të falin sepse u është vrarë nëna Jugosllavi.

“Flora Brovina ka qenë viktimë e të gjitha poshtërsive dhe fyerjeve të regjimit serb. Disa deputetë këtu që akuzojnë, nuk mund të afrohen as deri tek thembra e Flora Brovinës sepse ajo është personalitet botëror”.

“Këto organizata të cilat iu kanë gjuajtur në shpinë Brovinës, janë pikërisht ato që shpikin shifra për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.

“Unë jam shumë krenar për të kaluarën e të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e UÇK-së. Në foltoren e këtij kuvendi, me mijëra herë e kam thënë që kanë qenë pikërisht shqiptarët ata të cilët na kanë rrahur dhe na kanë poshtëruar”, ka thënë Zeka, raporton “Klan Kosova”.

Ai ka thënë se gjatë kohës së regjimit serb disa nga bashkëpunëtorët shqiptar e kanë pasur pseudonimin “Beko” në UDB, disa “Zhuti” dhe “Mango”.

“Ata të cilët kanë bashkëpunuar me regjimin serb, sot i ke nëpër institucione. Këta faqezi kanë urrejtje patologjike ndaj nesh”.

“Edhe sikur toka të bëhet bashkë me qiell, këta kurrë nuk na do të na falin sepse që ua kemi vrarë nënën Jugosllavi. Tani a duhet të bashkëpunojmë me këta që kanë spiunuar 24 orë për UDB-në”, ka thënë deputeti Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli është kampioni i ri në futboll dhe skuadra që…