Zekirija Ramadani bëhet me skuadër të re

05 dhjetor 2021 | 15:09

Zekirija Ramadani do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Egnatias, e cila disa ditë më parë vendosi të mbyllte marrëveshjen me Gugash Maganin.

Klubi shqiptar ka arritur marrëveshjen me 43-vjeçarin, teksa ky i fundit vjen me një CV të pasur sidomos në Kosovë, aty ku ia ka dalë të shpallë kampionë Trepça ’89, Feronikelin dhe Prishtinën.

Ndërkohë, Ramadani nuk është krejtësisht i panjohur për kampionatin shqiptar duke qenë se për pesë muaj në vitin 2016, ka drejtuar edhe Flamurtarin në Superiore.

Detyra kryesore e Ramadanit do të jetë të sigurojë mbijetesën e skuadrës në elitë, por pse jo të pretendojë edhe më shumë duke qenë se drejtuesit e klubit ia dolën të afronin emra cilësorë në merkato./Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka treguar arsyet që ndikuan në marrjen…