Zelensky alarmon vendet e Ballkanit: Edhe ju jeni në rrezik nga Rusia

28 shkurt 2024 | 15:13

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se edhe vendet e Ballkanit janë në kërcënim nga Rusia.

Zelensky para mediave në Shqipëri pas përfundimit të samitit Ukrainë-Evropë Juglindore, ka bërë thirrje që shtetet e Ballkanit të jenë bashkë në këtë situatë.

“Unë besoj se fakti që gjendemi sot këtu në një tryezë, të gjithë së bashku, ne kemi shembuj historik të marrëdhënieve të ndryshme dhe është shembull i rëndësishëm që jemi së bashku. Është mënyrë për t’u mbrojtur, rrugë drejt paqes. Rrugë që nuk çon askund. Nuk është këshillë, ajo që po ndodh tani është shembulli i duhur. Ndoshta nuk është e lehtë për ata që janë ulur në tryezë, mund të jetë e vështirë edhe për shoqëritë. Ne nuk u kushtojmë vëmendje provokimeve, provokimet vetëm përçajnë. Shtetet e Ballkanit duhet të jenë së bashku”, ka thënë ai.

Zelensky është shprehur se Rusia do të bëjë gjithçka që ta destabilizojë situatën, e madje, sipas tij edhe vendet e Ballkanit janë në kërcënim.

“Rusia do të bëjë gjithçka që të destabilizojë situatën, nuk ia ka dalë në Ukrainë. Sot nuk duhet të bëjmë pauza, Rusia nuk do të ndalet. Për më tepër e kemi diskutuar,se Rusia del në përfundime për gabimet që ka bërë në territorin e Ukrainës dhe do të destabilizojë më tej nëse ka mundësinë e këtyre pauzave. Do të përpiqet të ketë ndikim në ato vendet ku mundet të përftojë suksese të menjëhershme, që janë vende të vogla. Vendet baltike janë kërcenim, vendet e Ballkanit kudo ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm”, ka deklaruar Zelensky.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane vazhdon të jetë i…