Oferta me bollëk për Zidane

28 shkurt 2024 | 15:00

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane vazhdon të jetë i papunë, por edhe mjaftë i kërkuar nga klubet e mëdha evropiane.

Emri i francezit lidhet thuajse me çdo skuadër të madhe që kërkon një trajner të ri. Në Gjermani e dërgojnë në stolin e Bayern Munich, ndërsa në Francë flasin për një transferim të mundshëm në krye te Manchester United, gjithnjë nëse në fund të këtij sezoni do të largohet Ten Hag. Tekniku holandez ka qenë dhe mbetet në dyshim të fortë.

Nëse “djajtë e kuq” nuk arrijnë të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit e klubit të ndryshojnë trajner. Mes opsioneve të mundshme, edhe profili i Zidane josh drejtuesit e klubit. Ish trajneri i Real Madrid ka theksuar se është koha për t’u rikthyer në bankinë pas një pauze të gjatë, ndërsa nuk ka përjashtuar asnjë opsion.

Në Itali kanë një tjetër version teksa “Tuttosport” shkruan se Zidane mund të marrë drejtimin e Juventusit në përfundim të këtij sezoni, teksa iu referuan edhe fjalëve të tij, me Zidane që la të hapur opsionin për të drejtuar në Serie A. Kur bëhet fjalë për një rikthim në Itali, Juventus, ish ekipi i tij, duket opsioni ideal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26-vjeçari Shkumbin Hebibaj që vdiq mesditën e së hënës në…