Familjarët e 26-vjeçarit që vdiq nga aksidenti në Prishtinë i falin gjakun familjes së shoferes

28 shkurt 2024 | 14:58

26-vjeçari Shkumbin Hebibaj që vdiq mesditën e së hënës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, është varrosur sot.

Në ceremoninë e varrimit familja e të ndjerit i ka falur gjakun familjes së të dyshuarës që ka shkaktuar aksidentin.

Nga pamjet që janë publikuar, familja Habibaj në prezencë të shehut i kanë falur gjakun familjes Kllokoqi-Berisha.

“Ky gjak familjes Kllokoqi-Berisha iu fal sot, mos me e çu më gat, e para se me falë xhenazen e djalit. Veç me ia bë hallall, pa ja jep dorën. Në prezencën e burrave këtë punë me ia lënë në dorë të Zotit, por jo na me u marrë me atë punë”, ka thënë shehu prezent.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë të ditur se prokurori ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës.

Sipas kërkesës për paraburgim thuhet se e dyshuara duke drejtuar makinën në mënyrë të pakontrolluar, ka goditur shtyllën e semaforit dhe semafori pas rrëzimit e godet këmbësorin Shkumbin Hebibaj, i cili si pasojë e lëndimeve vdes në vendin e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spanjë mbetet e hapur tema post-Xavi, se kush do…