Zëvendësuesi i Xavit, Barça mendon për De Zerbin

28 shkurt 2024 | 14:50

Në Spanjë mbetet e hapur tema post-Xavi, se kush do ta zëvendësojë në fund të këtij sezoni. Që nga dita kur Xavi njoftoi se do të largohet nga Barça në fund të këtij sezoni, emrat që kanë qarkulluar si pasuesi i tij kanë qenë të shumtë.

Presidenti Laporta dhe pjesa tjetër e stafit drejtues vijojnë të bëjnë sondazhe të ndryshme. Sipas të përditshmes Sport: Roberto De Zerbi është një tjetër kandidat, madje sipas Sport, palët kanë nisur kontaktet e para.

De Zerbi është një trajner që po bën një figurë të mirë në krye të Brighton duke konkurruar me klubet e mëdha në Premier Ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitin 2025, piloti britanik Lewis Hamilton do të pilotojë një…