Zelensky: Bota është mjaft e fortë për ta ndëshkuar Rusinë

06 mars 2023 | 10:52

Volodymyr Zelensky ka deklaruar se duhet të ketë një reagim të fortë ndaj Rusisë duke shtuar se bota është e fortë për të marrë masa ndëshkuese ndaj saj.

Presidenti i Ukrainës ka bërë shpesh thirrje që ushtria e tij të furnizohet me mjete ushtarake pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përballet me forcat ruse.

“Rusia po kthehet në një vend terrorist absolutisht i përgjegjshëm për atë që ka bërë kundër shtetit ukrainas dhe popullit tonë”, u shpreh Zelensky.

Ai më tej shtoi se të gjithë rusët të cilët kanë marrë pjesë në vrasjet dhe agresionin kundër Ukrainës duhet të ndëshkohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mohamed Salah ka bërë historinë me Liverpoolin. “Të Kuqtë” triumfuan…