Zelensky: Do të marrim 42 aeroplanë F-16, ky është vetëm fillimi

20 gusht 2023 | 17:06

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka thënë se Holanda dhe Danimarka do të dërgojnë një numër të paspecifikuar aeroplanësh luftarakë F-16 në Ukrainë sapo të plotësohen kushtet për transferim.

Ky premtim i bërë gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi në Holandë, është premtimi i parë real i dërgimit të F-16 tek Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Ai vjen disa ditë pasi SHBA-ja miratoi dërgimin e aeroplanëve luftarakë nga shtetet holandeze dhe daneze.

Edhe pse Holanda nuk njoftoi se për numrin e aeroplanëve që do t’iu dërgojë ukrainasve, lideri ukrainas e bëri këtë në rrjetin sociale X (ish-Twitter).

“Mark Rutte dhe unë arritëm një marrëveshje për numrin e aeroplanëve F-16 që do të transferohen në Ukrainë pasi pilotët dhe inxhinierët tanë të përfundojnë trajnimin e tyre. 42 aeroplanë dhe ky është vetëm fillimi”, shkroi Zelensky.

F-16 Fighting Falcon është një aeroplan luftarak i lehtë që u projektua fillimisht në vitet 1970. Ai u fut për herë të parë në shërbim në vitin 1979 dhe u shfrytëzua gjerësisht nga Forcat Ajrore amerikane në luftërat në Irak dhe Afganistan.

Ukraina aktualisht ka një forcë të vogël ajrore të bazuar në aeroplanët sovjetikë, por ato nuk mund të krahasohen me ekuivalentët rusë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsim Sinani, politolog tha në një intervistë për Euronews Albania…