Zelensky e falënderon Ramën publikisht: I treguat botës si trajtohet Rusia dhe gënjeshtrat e saj

20 shtator 2023 | 18:52

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka falënderuar publikisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mënyrën se si e ka udhëhequr mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Sipas Zelenskyt, Rama i tregoi botës se si duhet të trajtohet Rusia, gënjeshtrat dhe hipokrizia e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Faleminderit Edi Rama, sot në Këshill të Sigurimit të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, ka shkruar Zelensky në platformën “X”.

Ndryshe, në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rama është përplasur me përfaqësuesin e Rusisë, Vasily Nebenzia.

Rama ka polemizuar me Nebenzian e Rusisë pasi kishte vendosur t’ia japë fjalën të parit, Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, dhe më pas edhe kryediplomatit maqedonas, Bujar Osmanit, si përfaqësues i OSBE-së.

Rama i ka thënë përfaqësuesit rus se është e lehtë nëse pranon për të bërë një marrëveshje, që Rusia ta ndalë luftën në Ukrainë dhe Zelensky s’ka nevojë ta marrë fjalën fare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij si…