Zelensky i çon fjalë Macronit: Eja shikoje gjenocidin e ushtrisë ruse

18 prill 08:13

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN se e ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron ta vizitojë Ukrainën për të parë vetë se forcat ruse kanë kryer “gjenocid”.

Macron ka hezituar ta përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar më parë se ai “nuk ishte i sigurt se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze.”

“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky.

Zelensky ka thënë më parë se hezitimi i Macronit për ta përdorur termin ishte “shumë i dhimbshëm për Ukrainën”.

Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për gjenocid, javën e kaluar akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit duke u përpjekur të “fshijë idenë” e një identiteti ukrainas.

Konventa e OKB-së për gjenocidin, nënshkruese e së cilës është SHBA, kërkon që vendet të ndërhyjnë pasi gjenocidi të identifikohet zyrtarisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja, ka festuar ditëlindjen mes…