Zelensky i referohet Nënë Terezës në Kuvendin e Shqipërisë: Shembulli i dashurisë ndaj njerëzimit, faleminderit shqiptarë!

03 maj 2022 | 13:31

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përmendur Nënë Terezën si shembullin më të mirë për dashurinë ndaj njerëzimit. Zelensky e ka thënë këtë teksa ka theksuar se i është mirënjohës shqiptarëve që nuk e menduam dy herë se cilin popull do të mbështesnin kur Rusia pushtoi Ukrainën.

“Kujtoj Shën Terezën, shqiptaren që është kthyer në simbolin dashurisë ndaj njerëzimit në të gjithë botën. Ajo e mësoi njerëzimin që të mposhtë të keqen. Unë besoj se duke punuar së bashku me gjithë evropianët ne do të jemi në gjendje që ta ndalojmë këtë luftë dhe të mbrojmë Evropën në të ardhmen”.

“Tani po diskutohet paketa e gjashtë e sanksioneve në BE dhe pritet të përfshijë embargon e naftës. Bankat ruse duhen shkëputur përfundimisht nga sistemi financiar global”, ka thënë ai, duke shtuar se ka shtete që janë të mëdha në hartë dhe janë treguar të vogla, si edhe ka shtete që janë të vegjël në hartë, por janë treguar të mëdhenj me qasjen e tyre. /abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nisur fjalimin e tij…