Zelensky, kërkesë vendeve të zhvilluara: Goditeni Rusinë me sanksione të reja

12 tetor 2022 | 08:19

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të zhvilluara ta godasin Rusinë me më shumë sanksione në përgjigje të “një valë të re terrori” pas sulmeve të së hënës në Ukrainë.

Të paktën 19 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi raketat ruse goditën rajone në të gjithë vendin.

Ai tha se sulmet vetëm do ta “vonojnë pak rimëkëmbjen tonë”, raporton BBC.

Pas sulmeve të tjera të martën, Zelensky i bëri thirrje Perëndimit të gjejë mënyra të reja për të ushtruar presion politik ndaj Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën.

Thirrjet erdhën pasi ai u takua me grupin e kombeve G7 për bisedime virtuale urgjente të martën.

Blloku – i cili përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA – premtoi të vazhdojë të ofrojë mbështetje “financiare, humanitare, ushtarake, diplomatike dhe ligjore” për vendin e tij “për aq kohë sa duhet”.

Zelensky tha: “Për një valë kaq të re terrori duhet të ketë një valë të re përgjegjësie për Rusinë – sanksione të reja, forma të reja presioni politik dhe forma të reja mbështetjeje për Ukrainën”.

“Shteti terrorist duhet të privohet edhe nga mendimi se çdo valë terrori mund t’i sjellë asgjë.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmet ishin hakmarrje për shpërthimin e së shtunës në një urë kyçe që lidh Rusinë me Krimenë.

Vendet perëndimore kanë vendosur tashmë sanksione të gjera kundër bizneseve ruse si dhe aleatëve të presidentit Putin që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë shprehur alarmin për…