Zelensky, Perëndimit: Ndalojuani hyrjen të gjithë rusëve

09 gusht 2022 | 08:40

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u ka kërkuar vendeve perëndimore që të ndalojnë hyrjen e të gjithë qytetarëve rusë.

Në një intervistë për “Washington Post”, Zelensky tha se sanksionet më të rëndësishme kundër Rusisë do të ishin mbyllja e kufijve, “sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër”.

Ai tha se rusët duhet “të jetojnë në botën e tyre derisa ta ndryshojnë filozofinë e tyre”.

Zelensky ka përjashtuar çdo bisedë paqeje me Rusinë nëse Rusia vazhdon referendumet në zonat e pushtuara. Ai këtë e tha pasi një pjesë e rajonit Zaporizhzhia, e pushtuar nga Rusia, nënshkroi një dekret të hënën që parasheh një referendum për bashkimin me Rusinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania turke “Baykar” ka blerë tokë në Ukrainë dhe është…